Suzana Topi: Mediat e “kazanit” të Rilindjes

922
Sigal

Deputetja Suzana Topi: Mediat e kazanit të Rilindjes, po mundohen të baltosin imazhin tim

Kuptohet që kjo është një luftë politike ndaj meje dhe bashkëshortit tim. Përpara se “kryetari” i Bashkisë Prrenjas Nuredin Belba, i cili e mban këtë detyrë pa garë dhe pa u votuar nga shumica e zonës që braktisën zgjedhjet farsë të 30 Qershorit duhet të tregojë arsyen e ndryshimit të emrit të tij. Duhet të përgjigjet për spastrimin e administratës që u zëvendësuan me militantë socialistë. Kush nga juristët e administratës së Bashkisë po heton këta punonjës Nuredin? Ato që morën raporte fiktive dhe ikën njëra në Turqi dhe tjetra në Jugun e Shqipërisë?

  1. Dua t’i kujtoj Ministres së Shëndetësisë dhe “shefit“ të Nuredinit, se premtimet e dhëna për rikonstruksionin e spitalit të Prrenjasit nuk janë mbajtur dhe se banorët përballen çdo ditë me kushtet skandaloze dhe mungesën e ilaçeve.
  2. Po ashtu edhe Ministres së Drejtësisë të merret me krimin dhe korrupsionin që po e mban peng ketë vend.
  3. Këta pushtetarë që paguajnë media dhe kanale televizive për propagandë, duhet t’iu thonë Shqiptarëve:
  • Pse vendi po boshatiset?
  • Pse borxhi publik është rritur?
  • Kush janë oligarkët që përfitojnë nga koncesionet/PPP?
  • Si bëhen emërimet në institucionet Shtetërore?
  • Pse bizneset po mbyllen ?
  • Pse taksat po rriten?

Kjo qeveri ka rënë, sepse ka vrarë shpresën e Shqiptarëve.