Survejimi i Bashës/ Gjata: Jemi në hapat e para të diktaturës, bashkëpunimi me Bandat e ka çuar qeverinë në këtë nivel

572
Sigal

Survejimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ishte skandali i radhës që i plasi në dorë qeverisë Rama. I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Konstitucionalisti, Çlirim Gjata, e ka cilësuar këtë veprim të mazhorancës, si nivelin e parë të diktaturës. Sipas tij bashkëpunimi me bandat të çon në veprime të tilla.

‘Këto kohë shpesh gjërat që kanë nxjerrë mediat, edhe pse të paverifikuara, më vonë kanë dalë të vërteta. Media e nxjerr lajmin por e ka të pamundur të japë detajet dhe burimet, sepse gazetarët janë të pambrojtur. Nuk jemi në Finlandë këtu ku gazetarët mbrohen. Pse duhet të mbajë nën survejim policia operacionale Bashën, pasi ai i ka thënë të gjitha publikisht, nuk ka asgjë për të fshehur.