Surpriza në listën e kandidatëve të LSI, Meta rikthen tre ish-ministrat e qeverisë “Rama”

515
LSI miratoi edhe listën e kandidatëve për deputetë në mbledhjen e kryesisë që erdhi fill pasi Ilir Meta u zgjodh presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.
Në listën e bërë publike deri tani bie në sy rikthimi i tre ish-ministrave të LSI-së në qeverinë Rama, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço që kryeson listën në qarkun e Beratit dhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, në qarkun e Elbasanit. Po ashtu edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani rikonfirmohet krye të qarkut Lezhë.

Në listën e bërë publike janë konfirmuar edhe shumica e deputetëve aktualë të grupit parlamentar të LSI-së, ndërsa nuk është miratuar lista për Tiranën.

Në krye të listës së qarkut të Elbasanit është deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, njëherësh bashkëshortja e Ilir Metës. Dy konkurrentët e Ilir Metës për kreun e LSI-së, Përparim Spahiu do të jetë në krye të listës së qarkut të Dibrës, ndërsa Shezai Rrokaj në krye të qarkut të Vlorës.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, do të kryesojë listën e deputetëve të Korçës, ndërsa ministri i Mjedisit, Lefter Koka, do të kryesojë listën e qarkut Durrës.

Pritet që Kryesia e LSI-së të mblidhet përsëri sot që t’i japë dorën e fundit listës së kandidatëve të qarkut Tiranë dhe plotësimet që kërkojnë qarqet e tjera. Lista përfundimtare me 12 kandidatë duhet të dorëzohet sot rreth orës 00:00.

LISTA E DERITANISHME
TIRANË
Luan Rama,
Klajda Gjosha,
Endrit Braimllari,
Kejdi Mehmetaj,
Ylli Shehu
BERAT
Nasip Naço
Silva Caka
VLORË
Shezai Rrokaj,
Sokol Dervishaj
FIER
Petrit Vasili,
Erisa Xhixho
ELBASAN
Monika Kryemadhi,
Edmond Haxhinasto,
Dashamir Xhika
DURRËS
Lefter Koka
KORÇË
Edmond Panariti
SHKODËR
Agron Çela,
Dritan Ylli
LEZHË
Ylli Manjani,
Viktor Tusha
DIBËR
Përparim Spahiu
KUKËS
Silvi Becaj
GJIROKASTËR
Vangjel Tavo,
Ediola Brahaj,
Entela Brahimi,
Gjergji Petro,
Freskida Cako
Sigal