Superfuqitë zbarkojnë në Sarandë

462
Sigal

Vetëm pak ditë pas ambasadorit rus, mësohet se sot do të jetë për vizitë në qytetin e Sarandës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu. Kjo vizitë bëhet ndërsa kohët e fundit ka pasur shkëmbime replikash midis Tiranës dhe Athinës nga gjallërimi i ideve dhe lëvizjeve nacionaliste, si dhe nga këmbëngulja greke për të filluar kërkimet për naftë dhe gaz në hapësirën shqiptare të detit Jon, pas rrëzimit nga Gjykata jonë Kushtetuese të paktit detar midis dy vendeve. Burime konfidenciale bëjnë të ditur për “Telegraf” se ai do të ketë një takim kokë më kokë me Kryebashkiakun Stefan Çipa. Mendohet që temë e bisedimeve do të jenë zhvillimi i turizmit, investimet në Butrint, marrëdhëniet me minoritetin grek, por edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me klimën para zgjedhjeve të 2013-s.