Sulmi në Lazarat, PD: Po ndjekim me shqetësim situatën, kërkojmë transparencë

495
Përmes një deklarate Partia Demokratike informon se po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Lazarat, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe 2 u plagosën dhe kërkon të zbardhet ngjarja si dhe të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh.
“Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Lazarat, ku raportohet për shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe personave të armatosur, me pasojë humbjen e jetës së një efektivi të RENEA-s dhe plagosjen e një efektivi tjetër.
Kërkojmë nga Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen, të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh, të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë të banorëve dhe punonjësve të policisë si dhe të marrë të gjitha masat për ndalimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, duke shmangur çdo pasojë mbi popullatën civile.
Partia Demokratike u bën thirrje banoreve të Lazaratit të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të grupeve kriminale”, përfundon deklarata e PD-së.
Sigal