Sulmi në Francë/ Basha: Akt i pabesë terrorist, trishtim e zemërim në mbarë botën

495
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nicë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se ky sulm shtazarak ka sjellë trishtim dhe zemërim kudo në botë dhe në Shqiëpri. Ai e cilësoi këtë ngjarje si një akt të pabesë terrorist, ndërsa theksoi se vendi ynë është i bashkuar më shumë se kurrë kundër ekstremizmit.
“Ngjarja shokuese ne Nise te Frances ku nga nje sulm shtazarak kane mbetur mbi 80 te vdekur, ka sjelle trishtim e zemerim kudo ne mbare boten dhe ne Shqiperi. Dua te shpreh ngushellimet me te sinqerta per familjet e viktimave dhe te uroj nga zemra sherim te shpejte te te plagosurve. Akti i pabese terrorist, ne oren qe te rinj, femije, burra e gra po festonin diten kombetare, ka lenduar gjithkend por jam i bindur se Franca do te ringrihet me e forte. Ne jemi me te bashkuar se kurre ne luften pa kompromis kunder cdo lloj ekstremizmi qe merr jete te pafajshme.”, shkruan Basha.
Sigal