Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur reagimit të bërë nga drejtori i komunikimit në kryeministri, Endri Fuga sa i takon sulmit ndaj gazetares Klodiana Lala. Një kujtesë për Fugën e Ramës e Ramën e Fugës, e nis Zhupa reagimin e saj, teksa më pas rendit sulmet që i janë bërë gazetares Klodiana Lala nga punonjës shteti apo tentativa, siç e quan ajo, për intimidim nga deputet socialist

Dua ti kujtoj Fuges, sulmet ndaj Klodianes nga punonjes shteti apo tentativa per intimidim nga deputet socialist ndersa kryeministri i Fuges dhe Fuga i kryeministrit kane heshtur.

Ne tetor 2017 gazetarja Klodiana Lala u sulmua verbalisht publikisht nga znj.Djora Shino ndersa ajo po e pyeste Saimir Tahirin per akuzat e ngritura ndaj tij per bashkepunim me Habilajt. Per asnje cast nuk e denoi rastin ne fjale Edi Rama e aq me pak te merrte masa ndaj drejtoreshes se spitalit te femijeve në QSUT Djora Shino.

Gjithashtu kemi rastin kur Taulant Balla u mundua ta intimidonte ne emision gazetaren Lala, apo rasti i deputeti tjeter socialist Paulin Sterkaj i cili po ashtu u mundua te intimidoje gazetaren Lala kur diskutohej per sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës.

Sepse ne fakt me sulmet e paprecedenta ndaj medias Rama eshte frymezuesi kryesore i dhunes ndaj gazetareve.

PS: Me Fugen as qe ia vlen te harxhosh frymen se as nuk e di dhe as nuk e kupton cfare eshte media apo gazetaret e lire. Per te ajo qe nuk blihet e shitet nuk duhet te ekzistoje, prandaj u duhet aleanca dhe partneriteti me krimin.