“Sulmi’ ndaj Beqajt, Balla: Paloka është zgjedhur nënkryetar për të bërë sherre

435
 Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit theksoi se me gjithë këtë zhurmë që po bën opozita në sallë po i bën më shumë reklamë ministrit Ilir Beqajt.
Sigal

Ai theksoi se nënkryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka është vendosur në këtë detyrë për të bërë vetëm sherr, ndërsa theksoi se ky është një tjetër rast si ai e deputetit Aldo Bumçi, që e quajti ‘kamikaz’.

“Për mënyrën se si e kundërshtoni ju dy folëset të fundit Beqajn, më shumë i bëni reklamë sesa për opozitë. Që kur PD ka nisur të shqetësohet për strukturat e PS në Tropojë? Shikoni strukturat tuaja. Sjelljet kamikaze të Aldos u përdori kryetari i grupit parlamentar. Pse? Sepse në momentin fundit salla e Kuvendit të Shqipërisë iu urua mirëseardhje e kryetares së komisionit Giku. Menjëherë nga rreshti i dytë u dha kushtrimi që ‘o burra të prishin seancën. I pari që respekton urdhrin për shkatërrim është kryetari i grupit parlamentar zgjedhur në këtë detyrë prej 2013 me arsye se di të bëjë sherr mirë. Incidenti në sytë e kryeares së politikës së jashtme franceze është një urdhër politik i mirë strukturuar”, tha Balla.