Sulmet në Bruksel, Meta: Terrorizmi nuk ka vend në Europë

454
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Belgjikën, lidhur me ngjarjet në Bruksel. Ai thotë në mesazhin e tij se ‘terrorizmi nuk ka vend në Europë”. “Në solidaritet të plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit. Terrorizmi nuk ka vend në Evropë. Shqipëria përkrah partnerëve tanë euro-atlantike për të ç’rrënjosur celulat terroriste. Sulmi ndaj Brukselit sulm ndaj gjithë Evropës dhe njerëzimit”, shprehet kreu i Kuvendit. Z. Meta i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve.
Sigal