Sulmet në Bruksel, Gjosha: Europa duhet të jetë e bashkuar

484
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, i është bashkuar edhe ajo komenteve ngushëlluese të klasës politike për sulmet në Bruksel. Teksa dënon ashpër këto akte të rënda terroriste, ajo thekson se Europa e bashkuar nuk mund të gjunjëzohet. “Jam e tronditur nga terrori që përjetoi sot Brukseli, kryeqyteti i Bashkimit Europian. E përjetova dhimbjen mes shumë telefonatave me njerëz të njohur e kolegë pune atje. 
Sot na duhet të jemi më të fortë! EUROPA E BASHKUAR, nuk mund të gjunjëzohet nga sulmet në zemër të saj! Duke ndarë dhimbjen me dhjetra familje që kanë humbur të afërmit e tyre, duke shprehur solidaritet të plotë ndaj shtetit belg, duke dënuar ashpër këto akte të rënda terroriste, besoj fort dhe do vazhdoj të besoj, se vlerat europiane do të tregojnë epërsinë e tyre mbi këto sulme që marrin jetë njerëzish!!”.
Sigal