Sulmet në Bruksel, Basha: Dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore

58
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është bashkuar reagimeve të klasës politike shqiptare lidhur me sulmet në Bruksel. “Aktet terroriste sot në kryeqytetin e Europës morën dhjetëra jetë të pafajshme. Ato janë dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore e të pafe që ushqen dhe motivon terrorin”, ka deklaruar Basha. Duke u shprehur ngushëllimet familjeve që humbën të dashurit e tyrë, Basha ka shtuar se, “Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane në këto momente të vështira”.