Sufali sfidon kreun e “Ligjeve” Xhafaj i tregon vendin: Dil jashtë!

422
TIRANE – Debate të ashpra kanë shoqëruar mbledhjen e ditës së sotme ndërmjet Kreut të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe Drejtoreshës së re të Njësisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit Luneda Sufali.
Në mbledhjen ku po diskutohej projektligji për lojërat e fatit, Drejtoresha e Sufali ka replikuar me Xhafajn madje edhe duke ironizuar me të. Gjithçka ka nisur akoma pa filluar mbledhja, në një kohë kur Kreu i Komisionit të Ligjeve Xhafaj ndodhej në sekretari dhe nuk kishte mbërritur ende në mbledhje.
Ka qenë Sufali dhe deputeti Partisë Socialiste Pandeli Majko që po diskutonin paraprakisht për projektligjin në fjalë, ku Majko e ka pyetur nëse janë kontrolluar deputetët për lojërat e fatit. Drejtoresha Sufali i është përgjigjur se të gjithë dalin me konflikt interesi.
Në këtë moment është Xhafaj që futet në mbledhje dhe kërkon nga Sufali qetësi. Por kjo e fundit e ka kundërshtuar aq sa tonet mes tyre edhe janë ashpërsuar. Ka qenë Xhafaj i cili i ka kërkuar Sufalit që të largohet nga mbledhja, të cilën siç është shprehur e drejton ai.
Por pavarësisht debateve të ashpra dhe kërkesës së Xhafaj që ajo të dalë jashtë, sërish Sufali ka qëndruar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Më poshtë debatet e plota Sufali-Xhafaj:
Majko (pa mikrofon): Kontrolloni kush është me konflikt interesi nga deputetët
Sufali: Ça të kontrolloj, jane të gjithë ata
(Vjen Xhafaj): Qetësi mbledhjen e drejtoj unë, çfarë je ti?
Sufali: Unë jam pastruese
Xhafaj: Pastruese? Unë nuk merrem me pastruese! Dil jashtë!
Sufali: Nuk kam pse dal, kam ardhur për të raportuar
Xhafaj: Tërhiqu, dil jashtë! Zoti Ministër do të merresh ti me këtë?
Cani: Është drejtoresha e lojërave të fatit
Xhafaj: Epo atëherë të dijë te sillet se nuk e di çështë Kuvendi. Me sa duket i ka ecur mirë atje te puna.
Fino dhe Cani: Ishte në kuadrin e shakasë 
Sigal