Studentët rikthehen në protestë. Sot të bashkuar me universitetet e rretheve, përballë kryeministrisë

446
Sigal

Ditën e sotme studentët e universiteteve publike në Tiranë dhe në të gjithë vendin, kanë lajmëruar se do vijojnë protestën e tyre deri në plotësimin e plotë të 8 pikave nga Qeveria.

Prej disa ditësh në rrjetet sociale ata kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbështesin në kauzën e tyre, pasi sipas tyre ata nuk protestojnë vetëm për veten por për të gjithë qytetarët.