Studentët paralajmërojnë zhvendosjen e protestës para kryeministrisë

508
Sigal

Studentët kanë paralajmëruar zhvendosjen e protestës së tyre para kryeministrisë. Ata kanë bërë tëe qartë që nëse deri në orën 16:00, kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, që ditën e sotme protesta do zhvendoset para institucionit të kryeministrisë.

“Nuk kam negociata as dialog, nëse deri në 16:00 nuk plotësohen kërkesat tona do të marshojmë para kryeministrisë, që sot pas orës katër”, u shpreh njëri nga studentët