Studentët gati për protestë, 90% e kërkesave të paplotësuara

446
Sigal

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Kryeministri Rama para pak kohësh deklaroi se qeveria i përmbushi të gjitha kërkesat e studentëve në të ashtuquajturën VKM të “Paktit për Universitetin”, mirëpo janë vetë studentët, që tashmë konstatojnë se premtimet e kryeministrit për Universitetin, kanë mbetur në letër, nuk janë plotësuar, dhe se ata sërish përgatiten të hidhen në protesta.

Deklarata e përbashkët e studentëve të të gjithë universiteteve të vendit

Këshillat studentorë të 7 universiteteve në të gjithë Shqipërinë paralajmërojnë protesta të tjera nëse nuk do të plotësohen kërkesat e studentëve. Një përfaqësi e këshillave studentorë të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti i Korçës “Fan Noli”, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor, përmes një deklarate informojnë se kanë marrë në shqyrtim paktin për Universitetin të prezantuar nga Qeveria.

Ja premtimet e qeverisë që nuk janë plotësuar

Në përfundim të diskutimeve që kanë bërë, ata kanë konstatuar se “Përgjysmimi i Tarifave të Studentëve duhej bërë në Janar të 2019”, pikë e cila sipas studentëve është plotësuar pjesërisht, për shkak se tarifat janë ulur vetëm për ciklin e Bachelor dhe jo për Masterin siç është kërkuar prej tyre. Një pikë tjetër që është konstatuar nga studentët ka të bëjë me votën e tyre, pesha e të cilës sipas tyre duhej bërë në Janar të 2019, por deri më tani argumentojnë ata, nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë. Ata argumentojnë se shkarkimi i Anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme pasi ende sipas studentëve, në disa universitete ata nuk janë shkarkuar. Sipas deklaratës së bërë publike, studentët shprehen se qeveria ka punuar me paktin por mbi 90% të kërkesave të tyre ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

Kërkesat e studentëve

Studentët rikonfirmojnë kërkesat e tyre kryesore:

  1.  Rrëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  2. Marrjen me seriozitet të plotësimit të të gjitha kërkesave të tyre.

 “Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund kauzës tonë, duke paralajmëruar protesta të tjera sa I përket këtyre pikave por edhe pikave të tjera. Ne do të kërkojmë takim urgjent me Ministren e Arsimit Besa Shahini. Shumë shpejt do të thërrasim një takim mbarëkombëtar për të diskutuar rreth situatës në Universitetet Publike”, thuhet në deklaratën e tyre.

Denoncimi: Me mesatare 9.5, studentit të Gazetarisë iu mohua bursa

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën e ushtruar dje nga Policia e Ramës dhe e Sandër Lleshaj ndaj protestuesve. Berisha ka publikuar foton e studentit të Gazetarisë, Gesard Hazizi, i cili u dhunua barbarisht nga Policia dhe përfundoi në spitalin e Traumës “Narko policë të droguar vërsulen si kafshë ndaj studentit Gesard Hazizi. Ata i nxjerrin atij shpatullën. Lexoni mesazhin e qytetarit digjital!” sb “I riu Gesard Hazizi student i gazetarisë u dhunua sot nga policia e Lleshit dhe ra pa ndjenja. Gesardi është student ekselence me mesatare 9.5 Gesardit iu refuzua bursa nga administratori, edhe pse është jetim. Sot Gesardi doli në protestë, pasi iu refuzua bursa. Jemi te spitali ushtarak, pasi i ka shembje të shpatullës”, – shkruan qytetari digjital në adresën e ish-kryeministrit Berisha.