Studentët e Universitetit të Tiranës mund ta paguajnë tarifën në dy këste

410
Studentët e Universitetit të Tiranës tani mund ta paguajnë tarifën e shkollimit në dy këste. Ky udhëzim i rektoratit të UT vjen pas nismës së lëvizjes “Për Universitetin”, e cila arriti të mbledhë 2 mijë firma të studentëve në një peticion ku kërkohej pagesa me këste e tarifës.
Ky udhëzim vlen për të dy ciklet e studimeve dhe përcakton afatet e pagesës së kësteve. Kësti i parë duhet të paguhet jo më vonë se data 28 shkurt 2017, ndërsa kësti i dytë deri më 31 maj të këtij viti.
Gjithashtu theksohet se studentët nuk duhen penguar në regjistrimin për sezonin e provimeve për shkak të pagesës, praktikë kjo e aplikuar shpesh në Universitete.
Foto: Aktivistë të lëvizjes Për Universitetin gjatë nismës për mbledhjen dhe dorëzimin e firmave

Sigal