Studentët e Shkodrës braktisin protestën në kryeqytet: Të gjithë janë të politizuar!

484
Sigal

Studentët e Univesitetit të Shkodrës të cilët kishin ardhur në mbështetje të bashkëmoshtarve të tyre në kryeqytet, kanë braktisur protestën pasi sipas tyre të gjithë janë të politizuar.

“ Të gjithë studentët janë të politizuar dhe kemi vendosur që të largohemi.”- janë shprehur ato dhe janë larguar nga protesta.

Më herët studentët u përplasën duke akuzuar njëri-tjetrin se janë pjesë të forumeve të partive poltike, ndërkohë që nuk duan as përfshirjen e organizatës “Lëvizja për Universitetin”.

Një studente e Lëvizjes për Universitetin, shprehet se student të formueve poltike janë të pranishëm në proetstë për të përçarë studentët.

“Do ti demaskojmë të gjithë personat që janë nga formet e partive politike. Vijnë këtu për të përçarë studentët. Nuk duam asnjërën prej forumeve politike që të jenë këtu. Kanë marrë të gjithë  megafonët dhe po flasin vetëm të rinjtë të formeve politike.Eksponetët e partive politike e kanë nxjerrë kokën ditëve të fundit. Mjafton një kërkim i vogël dhe evidentohet lehtë se kush janë me partitë politike.”- shperhet një studente.