Studentët e Kamzës nisen më këmbë drejt Tiranës, nis marshimi studentor

402
Sigal

Protesta studentore ka marrë jetë në të gjithë vendin që nga ora 8:30 e mëngjesit dhe dotë kulmojë përpara Ministrisë së Arsimit në orën 10:00.

Ndërsa mësohet se në të gjitha qytetet universitare, të rinjtë kanë pushtuar sheshet e universitetit dhe rrugët, studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës janë nisur më këmbë drejt Tiranës për t’u bashkuar me shokët e tyre.

Sikurse dje, ata do të përshkojnë më këmbë autostradën, njerin krah të saj, pa penguar trafikun.