Sigal

Pas Vlorës kryeministri Rama edhe në Tiranë në takimin që ka patur me studentët urbanistikës dhe Arkitekturës.

Ishte një vajzë e cila u ngrit në këmbë dhe iu drejtua ashpër keyeministrit duke I thënë se ky takim është I manipuluar pas dialogu po bëhet me FRESSH-ist.

Studentja: Më keni marrë në telefon dje në orën 10 të darkës.

Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë

Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

Një grup studentësh u larguan nga takimi, ndërkohë Rama kritikoi sërish sjelljen e tyre.

“Hajde shëndet, po kujdes edukatën, jam shumë i shqetësuar,” tha ai.