Struktura e re, shkrihen 40 agjenci dhe institucione

538
Një grup i posaçëm, nën drejtimin e Niko Peleshit, prezantoi në Asamblenë e Partisë Socialiste një rishikim të funksioneve dhe të strukturës së institucioneve të varësisë. “Është një projekt që do t’i duhet dhe do t’i vlejë çdo ministrie, çdo sektori dhe një grupi të posaçëm pune për ta thelluar dhe për ta jetësuar më tej në strukturën e vet, në sistem të institucioneve të varësisë”, tha Peleshi. Nga kjo analizë ka dalë se Shqipëria ka krahasimisht me shtetet e tjera një numër shumë të madh të institucioneve të varësisë, duke përfshirë edhe degët: kemi rreth 500 institucione varësie, agjensi dhe institucione të ndryshme, të cilat janë të shpërndara në mënyrë jo proporcionale. Ka 81 institucione ofruese të shërbimeve, 13 institucione politikbërjeje dhe 132 institucione që kanë funksione mikse. Gjithashtu, ka një varietet të madh të punonjësve, nga institucione me 10 punonjës, në institucione me 1400 punonjës. Grupi i punës është udhëhequr nga parimi i optimizimit për rritjen e eficencës institucionale, sipas parimit “të bëjmë më shumë dhe më mirë me më pak”. Parimi i dytë është: Një organizim institucional, që shmang mbivendosjet e funksioneve ndërmjet institucioneve të ndryshme. Parimi i tretë është: Udhëheqja nga reforma e re territoriale dhe nga reforma e re rajonale zhvillimore, të cilën e kemi implementuar së fundmi. Nga 141 agjenci dhe institucione varësie të analizuara, grupi propozoi të bëhet një projekt me 104 agjenci varësie. Ndërkohë janë shkrirë agjencitë me më pak se 10 persona në staf dhe janë shmangur apo shkrirë disa institucione që kanë funksione të njëjta apo të ngjashme. Ndërmarrje e shërbimeve publike apo një emërtim tjetër, do të jetë institucioni që ofron shërbime. Inspektorate do të jenë ato institucione që kanë funksione të qarta kontrolli dhe inspektimi. Territori i Shqipërisë, sipas pikëpamjes zhvillimore, është ndarë në 4 rajone të mëdha.
Sigal