Sigal

Pas ndërprerjes së vettingut në polici ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike përmes deputetit Gent Strazimiri. Në një deklaratë për shtyp Strazimiri denoncoi përfshirjen e 534 drejtuesve në policisë së shtetit në ish sigurimin e shtetit.

“534 drejtues të lartë të policisë së shtetit I kanë shërbyer komunizmit si shoferë spiunë dhe të dyja bashkë. Një nga kriteret e vlerësimin për policisë është e shkuara e tyre me sigurimin e shtetit”-tha deputeti demokrat.

Deklarata:

Pak javë në parë në media u njoftua ndërprerja e Vettingut në polici.

Po ikën tetori dhe Vetting në polici nuk ka. 534 drejtues të lartë të policisë së shtetit I kanë shërbyer komunizmit si shoferë spiunë dhe të dyja bashkë. Një nga kriteret e vlerësimin për policisë është e shkuara e tyre me sigurimin e shtetit. Skandali po mbahet I fshehtë nga Fatmir Xhafaj. PD është vënë në dijeni se situata alarmante e rikthimit të sigurimsave në Policinë e Shtetit është bërë alarmante që në vitin 2001. Kupola në fjalë ka marrë në zgjedhje.