Strategjia e Opozitës së bashkuar/ Protesta pa ndërprerje, nga 25 maji- në 30 qershor në të gjithë vendin, deri në largimin e Ramës

112

Zbardhet strategjia e Opozitës së Bashkuar për protestat deri në 30 qershor

Dje opozita e Bashkuar ka zbardhur edhe strategjinë e saj deri në 30 qershor 2019. Opozita e bashkuar do zhvillojë protesta pa ndërprerje nga 25 maji deri më 30 qershor. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj. “Do të jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria. Do të ketë shumë forma proteste. Do të jetë një protestë afatgjatë. Mund të vazhdojë. Dhe nga 25 maj protestat do të jenë pa ndërprerje deri më 30 qershor. Protesta do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Do të protestojnë të gjithë grupet e interesit, të gjithë opozitarët. Kryeministri nuk ka alternativë tjetër. Qëndrimi i ndërkombëtarëve shpesh është qëndrim shumë konjuktural. Dihet që ndërkombëtarët punojnë me qeverinë.  I dimë këto qëndrime sepse kemi punuar me faktorin ndërkombëtar, por qëndrimi i tyre do të ndryshojë. Opozita është në të drejtën e saj për të protestuar dhe realizuar qëllimin e saj përmes protestave.” – tha Biberaj.