Strategjia e opozitës pa mandate deputetësh: Tur takimesh me ndërkombëtarët

504
Sigal

Jakup B. GJOÇA

BE-ja a do ta pranojnë mazhorancën socialiste si partnere për negociatat e integrimit?

Partitë opozitare në bllok vendosën të dorëzojnë mandatin e deputetit mes një pështjellimi politik, fundi i së cilës mbetet ende i paqartë. Me gjithë presionin e deklaratave që erdhën nga një pjesë e ndërkombëtarëve, deputetët opozitarë edhe nën mbështetjen qytetare, dorëzuan mandatet publikisht. Praktikisht kemi një Parlament monopartiak, ndonëse në letra thuhet se jemi në pluralizmi politik. Burime nga PD konfirmojnë se po diskutohet strategjia që do të ndjekë opozita me protesta të njëpasnjëshme në të gjithë vendin. Mësohet se protestat do të shtrihen në të gjitha bashkitë kryesore në formën e mosbindjes civile duke bllokuar akse rrugore kombëtare dhe ndërqytetëse. Ndërkohë mësohet se kreu demokrat pritet të zhvillojë një tur takimesh jashtë vendit, ku takimet e para do të jenë në Vjenë me drejtues të OSBE. Sqarimi i qëndrimeve të opozitës dhe aksioni opozitar që do të ndërmerren në ditët në vijim pritet të jenë dy nga çështjet që opozita të sqarojë me faktorin ndërkombëtar. Po kryeministri Rama, çfarë do të bëjë? Do të qeverisë i vetëm, me forcën e 76 kartonëve që ka në parlament, pa opozitën? A mund ta pranojnë BE-ja dhe SHBA-ja qeverinë e Kryeministri Rama me një parlament pa opozitën, siç ndodh vetëm në vende të tilla, si Irani dhe Korea e Veriut? Tashëm, për kryeministrin, ka vetëm një rrugë. Shpërndarja e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme. Sa më gjatë ta zgjatë kryeministri këtë situatë, më shumë do të tensionohet situata, më të paparashikuara, ndoshta edhe në dalje të situatave jashtë kontrollit do të shkojnë ngjarjet. As vetë shqiptarëve nuk mund t’u shërbejë një qeverisje me opozitën në rrugë dhe jo në parlament. Një parlament pa opozitën i shërben vetëm asaj kaste politike që është moniste dhe asaj qeverie që është kaq e korruptuar, sa nuk do asnjë kontroll, qoftë edhe formalisht, siç e kishte katandisur në të vërtetë parlamentin kjo maxhorancë, e cila nuk mori në konsideratë asnjë amendament të opozitës, përkundrazi, e përjashtoi dhe e injoroi tërësisht edhe nga reforma në drejtësi, ku votoi pa konsensus me opozitën 6 ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Dr: Halim Kosova: SHBA janë pro Shqipërisë, pro demokracisë

Protesta e djeshme para parlamentit ishte kaq paqësore, pavarësisht parashikimeve dashakeqëse të Policisë së Shtetit, që paralajmëroi për dhuna të paparashikuara, sa edhe Dr. Halim Kosova bëri që të gjithë të qeshnin me batutën e tij. Dr. Halim Kosova, duke përshëndetur protestuesit: “Mirë se keni ardhur. Meqenëse jeni më shumë burra se gra, jam Halim Kosova. E keqja në këtë vend do rri dhe vë përfund të mirën për aq kohë sa e mira do rrijë e të bëjë sehir të keqes. Ka ardhur dita kur e mira është zgjuar. Dhe të do marri fatin e vet në duar. Këto protesta jo vetëm duhet t’i fusin frikën qeverisë, por të bëjë që edhe PD-në t’i vërë gishtin kokës për përgjegjësitë që ka. Është koincidencë e bukur që ky shesh i mbushur më shumë se kurrë, që kjo protestë po bëhet në Rrugën George W. Bush, një miku të madh të shqiptarëve. Askush nuk na heq nga mendja se SHBA janë pro Shqipërisë dhe pro demokracisë dhe asnjëherë nuk do të na lënë vetëm kundër të keqes.

Edhe gjiganti britanik “Daily Mail”, jehonë protestës në Tiranë

Mijëra protestues, mbështetës së opozitës shqiptare, rrethuan godinën e parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Kështu e nis artikullin për protestën e djeshme të opozitës gjiganti mediatik britanik “Daily Mail”, e cila bën jehonë edhe faktit që parlamenti ishte i rrethuar me tela me gjemba, ndërsa seanca plenare u anulua. “Qindra policë dhe tela me gjemba ishin mbrojtën parlamentin nga protestuesit, ndërsa sesioni parlamentar i së enjtes u anulua”, shkruan “Daily Mail”. “Ne do të drejtojmë një proces paqësor dhe demokratik për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, citon “Daily Mail” kren e PD-së. Qeveria socialiste, e cila ka 74 nga 140 ndenjëse në parlament nuk ka komentuar.

Mediat italiane: Protesta të mëdha në Shqipëri, si ato të vitit 1990

Në Shqipëri, protesta kaq të mëdha nuk shiheshin që kur populli rrëzoi regjimin e Enver Hoxhës në vitin 1990. Kështu e nis kronikën e sotme, televizioni italian Rai2, që raporton për protestën e sotme të qytetarëve shqiptarë në Tiranë. Sipas gazetarit, që ka raportuar direkt nga Tirana, qytetarët protestojnë kundër një qeverie të kapur nga krimi dhe droga. Televizioni italian vë në dukje faktin se, shumë shqiptarë kanë ardhur nga jashtë për të protestuar kundër qeverisë.

Misionarët e Sorosit në BE, në ndihmë të ‘Rilindjes’

Zyrtarë të BE-së janë pozicionuar kundër bojkotit dhe djegies së mandateve nga opozita, jo për të mirën e demokracisë dhe progresin e integrimit, duke kërkuar vendosjen e dialogut mes palëve, ndërkohë që heshtin për korrupsionin e qeverisë, për inkriminimin e politikës, etj. Federica Mogherini, shefe e Politikës së Jashtme në BE, së fundmi është kritikuar edhe nga ish-Kryeministri Italian, Matteo Renzi, i cili loboi vite më parë për zgjedhjen e saj në këtë post. Madje Renzi është shprehur se ndikimi i saj në politikën e Jashtme të BE ka qenë pothuajse zero. Johannes Hahn, është një tjetër zyrtar i BE-së, që njihet si një nga të preferuarit e Sorosit. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, është një nga emrat që është pjesë integrale e Fondacionit Soros. Kjo të paktën sipas dokumenteve të deklasifikuara të DC Leaks për rrjetin Soros. Si Mogherini ashtu edhe Flackenstein janë pozicionuar në krah të qeverisë Rama sa herë ai është ndodhur në vështirësi. Zyrtarët e Brukselit kanë heshtur kundrejt kanabizimit, pasojat e të cilit janë edhe sot, kur miliona euro para të pista janë denoncuar se janë përdorur për shit-blerje votash.

Deputeti Spahiu i përgjigjet Fleckestein: Nuk kemi nevojë për shërbimet e tij të dështuara

Deputeti Përparim Spahiu, i është përgjigjur ashpër raportuesit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein. Spahiu i nxitur nga deklaratat e Fleckenstein, i cili bënte thirrje që opozita të ushtronte funksionin në parlament dhe se djegia e mandateve ishte nuk ishte rruga e duhur, shkruan: Për shokun Knut! Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese. Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale. Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë. Tani, në fund të mandatit të tij, e falënderojmë për kontributin e pasuksesshëm BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!