“Stop rrjedhjes”/ Gazetari reagon ashpër: Të merren masa, për largimin e çdo qeverie kriminale

728
Sigal

Gazetari Eljo Laze në një postim në Facebook shkruan se në këtë vend gjithçka rrjedh.

“Këtu rrjedh cdo gjë. Rrjedhin aksionet e policisë. Rrjedhin informacionet e prokurorisë. Rrjedh Raporti “serioz” i Venecias. Rrjedh teza e provimit. Rrjedh truri. Rrjedh rinia.”

Më tej gazetari shkruan se kjo rrjedhje e gjithanshme ka nevojë për masa të forta, “që fillon duke larguar qeverinë që “rrjedhjen” e ka mision dhe që më pas largimin e çdo qeverie që është po kaq kriminale sa kjo që po na sundon.”

Postimi i plotë:

Vendi që rrjedh

Këtu rrjedh cdo gjë. Rrjedhin aksionet e policisë. Rrjedhin informacionet e prokurorisë. Rrjedh Raporti “serioz” i Venecias. Rrjedh teza e provimit. Rrjedh truri. Rrjedh rinia.
Praktikisht çdo gjë në këtë vend rrjedh. Me përjashtim të ujit nëpër tuba.
Kjo rrjedhje e gjithanshme ka nevojë për masa të forta
Fillon duke larguar qeverinë që “rrjedhjen” e ka mision.
Dhe me pas largimin e çdo qeverie që është po kaq kriminale sa kjo që po na sundon.
STOP RRJEDHJES