Statuti i PD-së

482
Neni 40
Kompetencat e Kryesisë
1- Kryesia e PDSH angazhohet në zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi e Këshilli Kombëtar. Ajo përgatit projekte programesh, platformash dhe çdo kërkese tjetër që i paraqiten forumeve në emër të saj. Për këtë qëllim Kryesia e PDSH mund të ngrejë grupe pune.
2- Kryesia vendos për të gjitha çështjet që nuk janë e drejtë ekskluzive sipas këtij statuti e Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar.
3- Kryesia ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet vendore të Partisë.
4- Kryesia, me propozim të Kryetarit, emron koordinatorët tematikë të Komitetit të Orientimit të Politikave.
5- Kryesia ka të drejtë të vendosë për thirrjen e Kuvendit për zgjedhje të reja të Degës së Partisë dhe caktimin e organeve drejtuese të përkohshëm të degës në përputhje me Nenin 32 të këtij Statuti.
6- Kryesia emëron sekretarin e degës.
7- Cakton kriteret e përfaqësimit brenda strukturave të PDSH, vendos për kandidaturat në përputhje me kërkesat e këtij Statuti dhe akteve të tij nënstatutore.
8- Miraton anëtarët e Bordit Financiar.
9- Miraton strukturën organike të PDSH dhe atë të pagave.
Vendimet në kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të kryesisë. Në rast mos sigurimit të kuorumit mbledhja vijuese e saj për të njëjtin rend dite zhvillohet pavarësisht nga pjesëmarrja.
Kryesisë ka të drejtë t’i adresohet, secili prej anëtarëve të saj, edhe çdo kryesi dege, e organizatë partnere.

Neni 43
Nënkryetarët e Partisë
1- PDSH ka dy nënkryetarë, të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të Nenit 37 të këtij Statuti.
2- Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njeri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje, etj.), Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar.
3- Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar.
Neni 58
Afatet e zgjedhjeve
Të gjitha organet e Partisë duhet t’u nënshtrohen zgjedhjeve të paktën çdo katër vjet.
Sigal