Starton projekti EURALIUS IV Nishani: Gjithçka për Drejtësinë

428
Sigal

TIRANË – Projekti për mbështetjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri  EURALIUS IV ka nisur nga puna ditën e sotme. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë Presidenti Bujar Nishani, Zv/Kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin.

Në fjalën e tij Presidenti i Republikës, Nishani duke falënderuar BE-në për ndihmën e dhënë ndër vite ka theksuar se do të bëjë gjithçka për forcimin e sistemit të drejtësisë.
Më tej Nishani u ndal te ecuria e Reformës së Drejtësisë e cila sipas tij pas takimit të 6 tetorit ka ngecur.

“Thirra më 6 tetor një tryezë për reformën. Besoj se mesazhi politik gjatë konferencë doli i qartë dhe i fortë, jo korrupsion, jo kapjes së gjyqësorit dhe po reformës në gjyqësor.”-tha presidenti Nishani i cili shtoi se ky është vetëm hapi i parë .
 
Ndërsa në lidhje me ngërçin në Reformën e Drejtësisë, Nishani u shpreh se e keqardhje konstatoj se procesi është në ngërç dhe nuk po avancohet.
“Nuk avancohet reforma me debate të personalizuar dhe pa alternativë. Nuk avancohet axhenda e reforma pa një axhendë pune.”- tha Nishani.
 
Ai më tej u bëri u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në reformën në Drejtësi, duke përcaktuar 4 pika kryesore.

“Së pari të nisin punën për përcaktimin e prioriteteve. Së dyti, të hartohen direktivat. Së treti, zbërthimi i këtyre direktivave në hallka ligjore dhe nënligjore. Së katërti, bashkëpunimi dhe bashkërendimi me EURALUS, OPDAT, OSBE Komisionin e  Venecias, Shoqërinë Civile.”- tha Nishani i cili theksoi se aty ku ka vullnet gjendet një rrugëdalje, koha t’i përvishemi punës jo konferencave.

“Sistemi i drejtësisë nuk duhet të presë shkopin magjik. Mbështetja në parim dhe dhënia e drejtësisë janë aksioma të pandryshueshme.”- tha Nishani.

Naço: Konsolidimi i sistemit, e vështirë, Drejtësia të mos jetë fushëbetejë politike 
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço vlerëson rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv mes të gjithë aktorëve për realizimin e reformës në drejtësi, ndërsa thekson se konsolidimi i sistemit të drejtësisë është një sfidë e vështirë, po se puna e përbashkët përpjesëton detyrat dhe shumëfishon suksesin.

Më tej gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar për nisjen e projektit Euralius IV në Shqipëri, ministri Naço kërkoi që drejtësia të mos jetë fushëbetejë politike, pasi edhe ndërkombëtarët kanë përcjellë disa herë  të njëjtin mesaz, vendosjen e qytetarit në qendër të vëmendjes.

“Ministria e Drejtësisë garanton përfshirjen e të gjithë aktorëve në realizimin e reformës, proces i cili do të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës. Vullneti ynë për bashkëpunim dhe konsultim gjithëpërfshirës nuk do të ndryshojë. Të vemë mënjanë ndasitë politike, duke marrë përsipër përgjegjësitë. Besim në mundësinë e mirëkuptimin në përputhje me Kushtetutën. Drejtësia të mos jetë fushëbetejë politike. Ndërkombëtarët na përcjellin të njëjtin mesazh të vëmë qytetarin në qendër të vëmendjes.”-tha Nasip Naço