Sponsorizoi fushatën e deputetes socialiste, emërohet në krye të Drejtorisë Rajonale të Transportit

1316
Sigal

Punësimi i militantëve dhe jo i profesionistëve në administratë, është një nga problemet më të mëdha në Shqipëri. Janë të shumtë punonjësit të cilët denoncojnë emërimet e militantëve socialistë në krye të drejtorive më të rëndësishme në administratë. Sot një tjetër punonjës ka denoncuar emërimin e e një personi pa kualifikimin e duhur në krye të drejtorisë së rrugëve. Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook. Ja çfarë shkruan ish-kryeministri: Emërimet skandaloze të narkosve! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. Sb “Përshëndetje Doktor! Desha të të sinjalizoja një rast skandaloz të emërimeve që bën Rilindja në një drejtori të rëndësishme si drejtoria rajonale e transportit rrugor Tiranë u bënë disa muaj që si drejtor rajonal është emëruar Arnis Hoxha me bachelor, filluar në 2003 mbaruar në 2013, ky individ që i është dashur 1 dekadë për të mbaruar bachelorin kryen reformën në administratë duke hequr nga puna profesionistë të mirëfilltë ing. të cilët i janë nënshtruar selektimit nga ky individ, i cili nuk lë vend pa përmendur ndrikull Gjylametin si mbrojtëse të tij për arsye se i ka sponsorizuar fushatën në njësinë nr 4 degjenerimin që ky bej i vogël rilindës po i shkakton asaj drejtorie vetëm ju mund ta denonconi si njeriu i fundit luftëtar i të keqes që këtij kombi i ka rënë, është një pazarxhi i rëndomtë derisa deklaron me të madhe që lekët që ka shpenzuar për ndrikull Gjylametin ai do t’i nxjerrë, ju lutem anonim, shyqyr që ju kemi!”