“Spitali Psikiatrik i Elbasanit me mjekë jo të specializuar në Psikiatri”

628
Ngjarja e djeshme e rrëmbimit të një 11-vjecare nga kushëriri skizofren që ndodhi në Xhafzotaj të Durrësit vjen në vëmendje nga  Deputetja demokrate, Arbjola Halimi duke marrë shkasë tek ngjarja e djeshme e rrëmbimit të një 11-vjeçareje nga kushëriri skizofren u fokusua tek Spitali Psikiatrik i Elbasanit.Sipas saj, stafi i këtij spitali përbëhet nga mjekë të pakualifikuar. “Dicka për vogëlushen fatkeqe 11 vjecare të rrëmbyer dje nga një person me disekuiliber mendor dhe Spitalin Psikiatrik te Elbasanit.
Spitali ka gjithsej 5 mjeke dhe vetem 1 specialist pas daljes ne pension te nje prej psikiatërve me zë në qytet, Dr. Ermelindes. Drejtoresha e spitalit është e diplomuar për laborante ne nje nga universitetet private me te perfolura ne vend. Vizitat e pare apo konsultat ne ambulator sic i thonë i kryen nje mjek i pergjithshëm pa formim psikiatrik sikurse dhe 4 te tjere pa specializim ne psikiatri. Psikologu nuk është kurrë i pranishem gjatë vizitave dhe konsultimeve për diagnozën ndërkohë që e ka detyrim të jetë por nuk e lejojnë.
Analizat në pavione nuk bëhen prej 3 vitesh. Së fundi mjeku që bën vizitat që s’ka lidhje me psikiatrinë e shëndetin mendor kryetar komisionesh kempi për këtë kategori në Librazhd, Gramsh dhe Elbasan” ,tha ajo. Reagimi vjen pas ngjarjes dje në Xhafzotaj ku Arben Kabashi, i sëmurë skizofren rrëmbeu kushërirën 11 vjecare dhe e mbajti në banesën e tij ku e kërcënonte me thikë. Fatmirësisht ngjarja përfundoi me lirimin e së miturës dhe dërgimin e Kabashit në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Kabashi në këtë Spital kishte mjekuar dy herë dhe ishte diagnostikuar me Skicofreni.
Sigal