Spartak Ngjela: Vërtitja për 2 muaj pushtet

558
Ngjela: Rama vërtitet në jerm për të fituar 2 muaj pushtet

Politikani Spartak Ngjela u shpreh se kundër korrupsionit aktual shqiptar të inkriminuar dhe me miliarda dollarë nëpër banka fantazmë, po ushtrohet forcë permanente nga politika atlantike. “Lidershipi politik i të dy krahëve është i bashkuar kundër Reformës në Drejtësi dhe të gjithë zhvillimit demokratik të Shqipërisë”, u shpreh Ngjela. Ai shtoi se Rama “donte pushtet me çdo kusht vetëm si ushqim të sëmundjes tij; nisur nga ky shkak, ky është kryeministri i parë që u bashkua hapur me krimin e rrugës”. “Perëndimorët duan një reformë për të sjellë drejtësinë në Shqipëri, kurse ky kryeministër tani, brenda makutërisë së tij, vërtitet në jerm për të fituar dy muaj pushtet dhe po bllokon Reformën në Drejtësi, sepse ajo e kap. Është i mundur; dhe nuk i besohet. Se nuk ka mend. Po, po të kishte mend nuk do shkonte në shpellën e dreqit, por do të zbriste në qytet. Nuk bën dot gjë! Ka marrë përsipër nga pasioni të drejtojë një mekanizëm që nuk di, as si hapet dhe as ku mbyllet”, nënvizoi Ngjela. Sipas avokatit të njohur, Rama “do bëhet përditë e më qesharak, se është i kapur dhe mendon se me gënjeshtra fëminore mund të mundë amerikanët dhe gjermanët”. “Po e rëndon veten edhe më shumë. Aktualisht po e varros kanabisi, ngaqë Rama ka rënë në një self induce lost: sepse duke menduar që me kanabisin do të garantonte pushtetin e tij, në fakt kapi shkatërrimin. Por ende mendon se ka shpresë. Shpresa e tij për të parë dritën normale të diellit si çdo njeri i thjeshtë në Shqipëri është dorëheqja e tij si kryeministër sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Ngjela. Për të, Edi Rama “nuk drejton dot, dhe ka rënë në faliment nga fakti, që ka një dëshirë të shfrenuar që të drejtojë si kryeministër, por ka një kapacitet mendor nën mediokër që nuk i jep mundësi të drejtojë; dhe kjo do ta shtyjë sot drejt lëvizjeve qesharake”. 
Sigal