Spartak Ngjela sulmon Ramën: Me korrupsion bleu krizën e Partisë Socialiste dhe u bë kryetari

424
Avokati Spartak Ngjela, teksa komentoi reformën në drejtësi, nuk i kurseu sulmet dhe etiketimet për kryeministrin Edi Rama. Ngjela tha se Rama përmes korrupsionit bleu Partinë Socialiste dhe u bë kryetari. Qeveria Rama është skllave e tregtisë parazite dhe shkatërruese e investimit shqiptar. Nuk kupton dot asgjë; në një kohë që Shqipëria po vdes nga varfëria. Varfëria shqiptare është pjellë e injorancës qeveritare. Pyetja e drejtpërdrejtë që ngrihet këtu është kjo: Çfarë përfaqëson kryeministri që drejton administrativisht sot Shqipërinë? Asgjë. Ky është një individ që, pasi gënjeu Ilir Metën me përrallë; mori të drejtonte Bashkinë e Tiranës. Pasi manipuloi dy herë zgjedhjet me skemën e heqjes së zgjedhësve të Partisë Demokratike nga listat zgjedhore, dhe pasi bleu dhe Saliun, shkatërroi Tiranën në një rrugë klienteliste. Më pas, me korrupsion dhe leje ndërtimi bleu krizën e Partisë Socialiste dhe u bë kryetar i saj. Ky sot nuk di të bëjë asgjë, se ka nivel të ulët intelektual dhe çrregullime mendore që e shtyjnë drejt një pushteti absolut, duke ecur midis frikës dhe delirit. Individi që mposht me delir frikën patologjike që i vjen nga deviacioni psikik; si rregull, shkatërron gjithçka që i del përpara. Ky është kryeministri Rama sot. Dhe, në funksion të pushtetit të tij patologjik, kjo është edhe qeveria e tij. Në një qeveri të tillë që paraqet sot maxhoranca, e cila po qeveris vendin, vijnë dhe përplasen realisht dy aspekte: Kriza ekonomike shumë e thellë dhe kriza morale e drejtësisë. Në këtë situatë mendimi racional i daljes nga kjo krizë, nuk është ndërrimi i qeverisë, por shkatërrimi i pushtetit gjyqësor në funksion të ngritjes së drejtësisë.
Sigal