Spartak Ngjela: SHBA të ketë kujdes kur i beson Kryeministrit!

569
Sigal

Ish-aleati i Edi Ramës paralajmëron konflikte të brendshme në PS, për shkak të pakënaqësive

Politikani Spartak Ngjela shprehu  këndvështrimin e tij për situatën që u krijua në vend me armët kimike.

Kryeministri dhe maxhoranca naive

 Sipas Ngjelës, Kryeministri Rama dhe maxhoranca u treguan naive në këtë situatë dhe e dëshmuan këtë, me pozicionin e lëkundur që paraqitën para popullit. “Çështja ishte një naivitet nga pala shqiptare dhe pastaj më tepër naive ishte kur një ditë më parë se të thuhej Jo, u nxor një platformë që çdo përfitonte Shqipëria nga armët, nxorën dhe ambasadorin amerikan në televizor, nisën deklarata amerikanizëm, antiamerikanizëm, jo më the e të thashë. Naivitet i palës shqiptare që mendoi me naivitet që do mbyllte boshllëqet me 13 miliardë dollarë. Aq më tepër që opozita bëri dhe kërkesën për referendum”.

Rama doli i humbur

Sipas Ngjelës, Rama ishte në pozicion delikat dhe se nga kjo çështje doli i dëmtuar.

“E pashë që ishte në një pozicion delikat, për aq pak kohë sa ka në krye të qeverisë, dëgjova dhe fjalimin si nëpër kallamishte e kishte, Jo, por Po, por Jo, por Po. Në të tilla raste analizohet vetëm Po-ja, ose Jo-ja. Nuk ka vlerë, ai ishte emocionalisht i induktuar gabimisht se asnjë lek nuk do merrte Shqipëria, do përkeqësohej gjendja. Analiza politike e kësaj çështje është kjo. Atëherë çfarë ke negociuar, duke thënë që nuk ka rrezik, atëherë përse e bëre fakt që nxjerr këto tullumbace jo po do merrnit kaq para e aq para, kriza financiare nuk dilet me sakrificë. Po sakrifikojmë për paqen,- tha Rama, ja kështu thoshte dhe Enver Hoxha për Marksizëm-Leninizëm. Politika amerikane duhet të ketë kujdes kur të koordinojë raportet me këtë kryeministër. Ky është dëmtuar, se ka thënë vetë ‘Po’ dhe pastaj iu desh të tërhiqej”.  Sipas Ngjelës, Rama e zgjidhi çështjen në momentin e duhur, dhe nëse do të ishte vonuar do të ishte vonë për të gjithë. “Kryeministri atë JO-në e kishte të detyruar, të sforcuar, dëshira ishte për Po. Ta zemë që do thoshte po, sheshet do ishin plot, do ishte ndërruar kryeministri por as armët nuk do vinin. Dhe nuk do kishim, as kryeministër, as armët. Me atë Jo, ai shpëtoi veten. Sot kemi vetëm një Kryeministër, sepse armë nuk kemi. Pra nuk ia krijoi njeri, ia krijoi vetes. E bëri vetë, e zgjidhi në momentin e duhur, pas një dite do ishte vonë, një ditë më vonë do ishte më mirë për të”.

Kjo protestë shporri përfundimisht Berishën

Sa i përket, pozicionit të opozitës, Ngjela u fokusua tek ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.

“Saliu në protestë dhe shkoi me mendimin se ashtu siç rrëmbeu Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, mendoi se do e rrëmbente dhe këtë nëntor, por këta e shporrën përfundimisht. Dhe atëherë e shporrën, por disa e futën brenda dhe ai e mori lëvizjen. Por këta të rinj intelektualë e rrëzuan. Sepse ishte një revoltë me vlerë, e qytetëruar, e matur dhe nacionale. Kjo lëvizje i bëri mirë, kryeministrit, opozitës dhe brezit të ri.”

PS-ja ka konflikte të brendshme

Por situata brenda maxhorancës, e parë me sytë e Ngjelës, nuk është e qetë. Sipas tij, Rama ka konflikte të mëdha të brendshme, brenda partisë. “Ai ka konflikte të brendshme në grupin e vet, nuk është gabimi i parë i tij me armët kimike. Ai la elitën politike jashtë, vuri njerëz pa eksperiencë krye të përfaqësimit të politikës botërore, për opozitën e heshtur që ka brenda, e ka favor. Një “Jo” e Blushit është jo e madhe, mos e merrni kështu. Ka njerëz pas vetes Blushi. Maxhoranca ka konflikte të brendshme të mëdha, nuk e dinë si mendojnë për aftësinë e këtij Kryeministri”.

Meta kishte rezervat e veta

Kurse lidhur me pozicionin e aleatit kryesor të PS-së, Kreut tëLSI, Ilir Meta, Ngjela theksoi se: “Meta tregoi që kishte rezerva. Sa shkojnë rezervat nuk e di, me hamendje them që nuk tregojnë përralla”.