Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi, fundi i ligësive

116
Ngjela: Reforma në drejtësi, fund ligësisë Rama-Berisha

Politikani Spartak Ngjela deklaroi se reforma në drejtësi do t’i japë fund ligësisë Hoxha në Shqipëri, që ka vijuar me ligësinë Berisha dhe ligësinë Rama. “Tani erdhi fundi. Reforma në Drejtësi, ashtu sikurse është strukturuar në Kushtetutë dhe në të gjithë reflektimet e të gjithë ligjeve të tjera, është kura me cilësore për eliminin e ligësisë Hoxha në Shqipëri, nëpërmjet:

moralitet të qeverisjes, drejtësisë shoqërore, luftës kundër krimit, antrikorrupsionit, dhe, ngritjes së intelektit shoqëror demokratik mes reformës integrale në arsim”, u shpreh Ngjela. Sipas tij, edhe ligësia e sotme në Shqipëri ka cilësi patologjike. “Edhe ligësia Rama, edhe ligësia Berisha e ka impulsin e hakmarrjes kundrejt gjithkujt që i duket më i ditur se vetja. Edhe ligësia e sotme, Rama-Berisha, e ka cilësinë e ligësisë Hoxha si pushtet të izoluar drejt një sundimi absolut”, tha Ngjela.