Spartak Ngjela: Pse ishte aq i trembur Berisha sot?

62

Statusi ka krijuar pështjellim në mendjet e sëmura orientale shqiptare. Ndoqa për pak çaste Saliun që shfrynte kundër Ramës, a thua se ishte Rama shkaktari i shkallmimit të ëndrrës së tij orientale për Shqipërinë. Vërtet mendon ky njëri se mund të ndalojë rrjedhën perëndimore të Shqipërisë? Pse ishte aq i vrarë në fytyrë Saliu? Për dy arsye: e para që hyrja në Perëndim nëpërmjet BE, është kundër konstitucionit të tij antiqytetërim, njëlloj si Enver Hoxha, sepse realisht këtu janë takuar me njëri-tjetrin; dhe, e dyta, sepse tani Berisha ndien frikë për abuzivizmin e tij. Europë e Bashkuar kërkon ndëshkimin e “keqbërësve qeveritare dhe kryeministrave”, dhe ai e kupton se në këtë qark të njohur të krimit në Shqipëri përfshihet edhe ai vetë. E tradhtoi frika me anë të inkoshientit të tij: Saliu iu doli në mbrojtje gjyqtarëve, “sepse këta i kishte goditur Rama”. Jo, ata nuk i ka goditur Rama, por Bashkimi Europian si politikë kushtesh për Shqipërinë. Atëherë, si mendoni ju, s’e di Saliu këtë fakt? Shumë e thjeshtë, duke mos i rënë dot Fyles dhe ministrave të BE-së që kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim në Shqipëri, i ra Ramës.