Spartak Ngjela: Përzumë një kryeministër të lig, s’duam prap një të tillë

521
Sigal

Takimi midis hyjnores dhe erotikës ndodh kur një grua e bukur dhe e talentuar interpreton në një art skenik: në teatër, film, balet, apo në një këngë. Por takimi i shëmtimit me urrejtjen ndodh atëherë kur një person i pushtuar nga ligësia ka shtënë në dorë postin e kryeministrit absolut në një shoqëri dhe e percudnon atë përditë. Ne sapo e  kemi rrëzuar një kryeministër të tillë. Veçse ka edhe dicka: takimi i progresit me humanizmin në një shoqëri ndodh atëhere kur një kryeministër i ditur ekspozon në skenën e politikës mirësi, sensin e drejtësisë, profesionalizëm dhe dituri. Kurrë nuk kemi pasur një kryeministër të tillë që pas rrëzimit të Fan Nolit.. Por, a do ta kemi ndonjëherë? Sepse, nuk duhet harruar, ai duhet të ketë mirësi, sensin e drejtësisë, profesionalizëm dhe dituri.

 Artur Zheji: Nuk ishte SMS-ja e Nanos, sulm i hackerave të Tahirit

 Artur Zheji ka mohuar që Fatos Nano t’i ketë dërguar SMS gjatë emisionit “Opinion”. Zheji deklaron se e gjitha kjo është një përpjekje e Saimir Tahirit për të larguar vëmendjen prej tij. “Mesazhi nuk ka qenë i Fatos Nanos. Ndoshta njerëz afër Tahirit e kanë bërë këtë për të larguar vëmendjen prej tij”, është shprehur Zheji i ftuar në emisionin “Fakt”. Por nëse kjo është e vërtetë, si ka mundësi që Zheji i ka kthyer përgjigje këtyre “hacker-ave”, siç i quan ai? Por gjithsesi në foto, duket qartë që ai ka marrë dhe më herët një SMS nga i njëjti burim dhe që i ka kthyer një përgjigje “Joooo”. Gjithashtu sistem i operimit të telefonit të Zhejit, poshtë emrin “Tos Nano” jep edhe numrin e telefonit.. Në fund Zheji tha se, “zbulimin” e të vërtetës ia lë në dorë hetuesve, që nënkupton se ai ka bërë një denoncim në polici për sulm hackerarsh.