Spartak Ngjela/ Kur dëgjon budallallëqet e Saliut dhe Tahirit, e kupton që koha ikën kot dhe pa efekt përmirësues

427
Sigal

Apofis quhet asteroidi që po i afrohet Tokës. Në vitin 2029 do kalojë shumë pranë saj, kurse në vitin 2036 do të përplaset me të. Është 500 megaton. Rrezik i madh. Shkencëtaret e NASA-s mendojnë që t’i ndryshojnë trajektoren, dhe e shohin këtë si një gjë të mundshme. Gjithsesi, është frikë kur e mendon; por kur sheh që, edhe pse të rrezikuar, njerëzit e kësaj toke janë të gjithë në një konflikt të përgjithshëm, e kupton se ende jemi qenie më shumë instiktive se racionale. Prandaj, kur dëgjon budallallëqet e atyre që sot drejtojnë Shqipërinë, si Sali, apo si Tahir, e kupton që koha ikën kot dhe pa ndonjë efekt përmirësues në Shqipëri. Po shyqyr që shkencëtarët e NASA-s nuk janë as Berisha e as Tahir, apo të tjerë si këta që i dëgjojmë përditë, se Apofisi do të përplasej me tokën, ndërsa Berishët e Tahirët do të vijonin këngët e idiotit edhe kur valët e nxehta do të ishin shumë pranë tyre. Kam përshtypjen se janë këmbëngulës deri në harresën e jetës.