Spartak Ngjela/ Falënderim për Ambasadorin Amerikan 

384
Sigal

Pasi postova statusin tim për atë që panë sot shqiptarët në Tiranë, me fotografinë e Enver Hoxhës; dhe, pasi u njoha me atë që shprehu Ambasadori Amerikan; më lejoni që, me optimizmin që më jep fakti…të Falënderoj Ambasadorin Amerikan Arvizu, për qëndrimin e tij të menjëhershëm kundër gjestit brutal, amoral dhe ahistorik që kryeministri shqiptar e të tjerë pas tij bënë në Tiranë.

Z, Ambasador ! Sot, të gjithë shqiptarët e moralshëm, demokratë e patriotë, u falënderojnë Ju, dhe politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbrojtjen e saj konstante të vlerave dhe lirive të shqiptarëve në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin…