Spartak Braho: Skenari Berisha-Basha në 21 qershor

433
A ka një skenar për të mos njohur apo prishur zgjedhjet? Po, ka një skenar ose siç thuhet plan “B”, të dyshes Sali Berisha – Lulëzim Basha për të prishur zgjedhjet apo shkak për të mos njohur e pranuar rezultatin përballë humbjes së paralajmëruar, por edhe diskredituese, pasi pritet që Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE) të ketë rezultat pozitiv në një pjesë të konsiderueshme të 61 bashkive të reja, madje edhe në ato zona që konsiderohen si ‘bastione të së djathtës’. Nuk mund ta mendosh, madje vetëm te ndonjë iluzionist që për fat të keq e gjen tek ndonjë lider i së Majtës, që Sali Berisha nuk do tentojë t’i prishë zgjedhjet. 
Është guri i fundit, që e mban fshehur nën dorë. Kështu ka bërë në të kaluarën dhe kështu do që ta bëjë përsëri. Pesonalisht jam shumë i sigurt, por nuk dua të bëj Kasandrën. Madje si “rrahur me vaj e uthull” me zakonet e Saliut, si deputet dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, jo për të kaluar radhën e larë shpirtin, kam vënë në dijeni drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako gjatë një bisede me ta. Ata m’u dukën të çuditur e ndoshta të pa vëmendshëm. Ndoshta përballë euforisë së fitores së pritshme edhe naivë. Ndaj po e përsëris me nerv, por jo me alarm apo panik. Dyshja Berisha- Basha, synojnë e do të ndyjnë zgjedhjet. Si? Me të gjitha mjetet. 
Me dhunë, me tritol, me provokime sherresh, me bojkot e largim komisionerësh dhe të tjera marifete. Kryeparlamentari Meta, Kryeministri Rama, por edhe të gjithë të majtët e bashkuar, që nga anëtarët më të thjeshtë e deri te strukturat drejtuese, duhet të jenë të kujdesshëm, tej mase vigjilentë për t’i djegur këta skenarë dhe për t’i parandaluar ato. Rëndësi ka në këto dy – tre ditë edhe angazhimi gjakftohtë e profesional i strukturave ligjzbatuese, komunikimi i pandërprerë me ndërkombëtarët, sidomos me përfaqësuesit e SHBA, BE, dhe OSBE, monitorimi i kujdesshëm i 21 qeshorit dhe demaskimi paraprak i alibisë për të prishur zgjedhjet.
Sigal