Spartak Braho pjesë e Kryeministrisë, ja posti i ri

443
Kryeministri Edi Rama ka vendosur një nga ish-deputetët më të vjetër si këshilltar për parlamentin. Burime nga Kryeministria pohuan se Spartak Braho është emëruar këshilltar për parlamentin i kryeministrit Edi Rama.
Po kështu mësohet se emërimi në këtë detyrë i ish-deputetit është bërë pak ditë më parë.
Në qeverinë “Rama 1” ka pasur një ministri për marrëdhëniet me parlamentin që përfaqësohej nga Ermonela Felaj.
Braho ishte renditur i 20-ti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në Tiranë por nuk arriti të merrte mandatin.
Sigal