Spanjë-Shqipëri, Berisha publikon foton dhe hedh akuza të forta ndaj policisë

114
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar kombëtaren shqiptare, që do të luaj me Spanjën mbrëmjen e sotme, që të dalë me një rezultat pozitiv nga ky takim. 
Duke postuar disa foto të tifozëve tanë që ndodhen në rrugët e Alikantes, ku do të luhet ndeshja, Berisha ka akuzuar policinë shqiptare se ka larguar tifozët kuqezi nga stadiumi për shkak të sjelljes së kësaj të fundit.
“Kuqezinjte mbushin rruget e qytetit te Alikantes ku zhvillohet ndeshja midis Kombetares tone me ate te Spanjes. Nderkohe qe kane vendosur te bojkotojne stadiumet e vendit per shkak te brutalitetit armiqesor te çunave te krimit te Norieges ndaj tyre! Urime ekipit tone, Fitore!! Sb”, -shkruan Berisha.