Spanja në vorbullën e përjashtimit nga Botërori “Rusi 2018”

537
Edhe pse ai është i pezulluar nga detyra pas arrestimit gjatë kësaj vere, Presidenti i Federatës 

Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar, në një deklarim të tij shprehet se kërcënimet e FIFA-s për një përjashtim të mundshëm të Spanjës nga Botërori i Rusisë, janë serioze dhe duhen marrë parasysh. Ai deklaroi se situata është e rëndë dhe serioze, pasi Këshilli i Shtetit kërkon të anulojë zgjedhjet në Federatë. “Pretendimi nga Këshilli i Shtetit, se Federata nuk po respekton ligjet dhe kërkon të anulojë zgjedhjet, mendoj se është e papranueshëm dhe i pabazuar në ligj. Nëse FIFA vendos të përjashtojë Spanjën nga Botërori, përgjegjësia bie vetëm mbi shtetin, dhe situata deri më tani duket se është mjaft e rëndë”, është shprehur në deklarimin e tij Angel Maria Vijar.
Sigal