Spaho: Situata dramatike, Rama të lërë pushimet e të ushtrojë përgjegjësitë që ka

442
Situata e përmbytjeve po përkeqësohet me shpejtësi në të gjithë vendin.
Dhjetra familje kanë mbetur në qiell të hapur e të tjera rrezikojnë nga ujërat që po vërshojnë nga jugu në veri.
Rendi dhe siguria janë në rënie me shpejtësi të rrufeshme në këtë fillim viti. Vetëm në 24 orët e fundit janë shenuar 3 viktima, 2 të ekzekutuar me armë zjarri ne Vlorë dhe Durrës dhe një viktimë në aksident automobilistik.
Një gjendje e rëndë ankthi dhe pasigurie ka kapluar të madh e të vogël. Të vetmit që nuk i bëhet vonë dhe vazhdon pa teklif pushimet luksoze në Majemi është kryeministri, i cili sot duhet të ishte në krye të detyrës dhe në krah të qytetareve që po kalojne orë të vështira.
Ky aheng e kjo festë e shfrenuar e tij në këto orë dramatike kur vendi është në emergjencë kombëtare, është tregues i pacipësisë dhe papërgjegjshmërisë të kryeministrit.
Kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë dëshmuar prej kohësh që i vetmi interes i tyre është të vjedhin dhe jo të qeverisin, është të bëjnë pazar me pasuritë publike të vendit e jo të investojnë për përmirësimin e jetës së qytetareve dhe të infrastrukturës që do ta bënte gjithnjë e më të vështirë përmbytjen masive në kohë reshjesh.
Në emër të opozitës, i bëj thirrje kryeministrit “de juro” Edi Rama, të ndërpresë urgjentisht pushimet luksoze në Majemi dhe të kthehet në Shqipëri për të ushtruar përgjegjësitë që ka aktualisht si kryeministër edhe për pak kohë, pasi shqiptarët nuk e meritojnë një njeri që rend pas qejfit dhe pasionit dhe lë një popull në mëshirë të fatit.
Sigal