Spaho: Opozita do të jetë në krye të komisionit për dekiminalizmin

501
Sigal

TIRANE – Nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho deklaroi pas daljes nga konferenca e kryetarëve, se anëtarët e kësaj konference kanë rënë tashmë dakord që opozita të drejtojë një komision të posaçëm për shqyrtimin e çështjes së dekriminalizimit të Kuvendit, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për komisionet hetimore. Sipas demokratit Spaho, opozita në këtë mbledhje ka kërkuar qe komisioni i Reformës në Drejtësi të jetë konsensual, me numër të njëjtë përfaqësuesish pozitë-opozitë.

“U shqyrtuan propozimet tona për ngritjen e dy komisioneve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në muajin dhjetor për zbatimet e vendimeve të gjykatës kushtetuese, për komisionet hetimore si dhe për dekreminalizimin e kuvendit dhe të administratës publike. Ramë dakord që të ndihet një komision i cili të shqyrtojë të 3 çështjet, komision i cili do kryesohet nga opozita. Do të ketë 7 anëtar në përbërjen e tij dhe do ti paraqitet seancës plenare për miratim. Gjithashtu kërkuam që komisioni për reformën në drejtësi të funksionojë mbi bazën e paritetit, mbi bazën e konsensusit, të jetë në numër të barabartë pjesëmarrja ndërmjet pozitës dhe opozitës, kërkesë që do të shqyrtohet në bazë të rregullave dhe një mbledhje e ardhshme të konferencës së kryetarëve do mund të merret vendim për të”
, tha Spaho.