Spaho kërkon sqarime nga Ruçi: RTSH nuk transmeton seancën e Kuvendit

608
Gjatë seancës së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho tha se RTSH nuk transmeton seancën e Kuvendit në kanalin kryesor, por në kanalin RTSH Kuvend, duke mos i dhënë mundësi të gjithë njerëzve të ndjekin seancën e Kuvendit.
Ai kërkoi nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci të ndërhyjë që të transmetohet seanca e Kuvendit në kanalin kryesor të RTSH, pasi sipas tij e drejta e informimit është e drejtë kushtetuese.
Spaho: Më njoftojnë që RTSH nuk e transmeton seancën dhe e ka kaluar në kanalin RTSH Kuvend, ku nuk kanë mundësi ta ndjekin të gjithë.
Ruci: Do ta verifikojmë…
Spaho: E drejta e informimit është e drejtë kushtetuese. Kërkojmë që RTSH të transmetojë seancën edhe kanalin kryesor.
Sigal