Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet

488
Edmond Spaho, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, ka sqaruar për gazetarët se pse Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit; Spaho veçoi shprehjen: “Si hap i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet…”
“Në seancën 1 8 dhjetorit 2017 u shkel në mënyrë flagrante, Kushtetuta, – tha Spaho. – Siç dihet, Prokurori i Përgjithshëm duhej të zgjidhet me 3/5 e votave dhe duke kaluar procesin e vetingut. Por kyveprim u ndërmorr për t’i siguruar mbrojtje politike Edi Ramës dhe ministrave të tij, që pasi blenë zgjedhjet e 25 qershorit, që nuk ka më dyshim, me paratë e drogës, e kthyen qeverinë në strehë të grupeve kriminale. Madje e çuan më tej duke përkeqësuar gjendjen e ekonomisë nëpërmjet shpërdorimit të fondeve.
E theksuam se kjo shkelje kushtetuese u bë për t’i garantuar mbrojtjen Saimir Tahirit. Po ashtu për të mbrojtur përfaqësues të PS në pushtetin vendor, si në rastin e Vangjush Dakos dhe të Qazim Sejdinit, të lidhur me premtimin e dhënies së fondeve në këmbim të blerjes së votave; ne i kemi paralajmëruar ndryshimet e shpejta në Prokurori dhe zëvendësimin e prokurorëve me njerëz të Edi Ramës. U vërtetua me lirimin e Orest Sotës që u kap me 863 mijë vota dhe dy pasaporta, u vërtetua me lirimin e një personi tjetrë të procesit të Xibrakës.
Si hap i parë për të kthyer Kuvendin në normalitet duke parë edher rolin e kryetarit të Kuvendit në seancën e 18 dhjetorit, i kërkuam të japë dorëheqjen. Ne ndeshëm në një qëndrim kokëfortë të mazhorancës që tentoi ta kthejë këtë konferencë në një konference normale. Përveç shkeljes së Kushtetutës ne ngritëm edhe probleme të tjera të asaj seance, sjelljen e paprecedentë të Gardës që i preu fjalën zotit Berisha apo marrjen e kartave…
Ne e kemi deklaruar se sa kohë Kushtetuta do të jetë e shkelur, marrëdhënia e opozitës me Kuvendin do të jetë e kushtëzuar.”
Sigal