Spaho: Do ndjekim me vëmendje procesin e hapjes së dosjeve dhe reformën në drejtësi

362
Sigal

Edhe pse nuk është pjese e autoritetit për informimin me dokumentet e ish sigurimit të shtetit, pasi mazhoranca refuzoi kandidaturën e mbështetur prej tyre,Partia Demokratike do ta ndjek nga afër këtë proces.

Nënkryetari Edmond Spaho, thotë puna e autoritetit lidhet me dy çështje thelbësore, hapjen e dosjeve të komunizmit dhe reformën në drejtësi, ndaj ai garantoi se nuk do lejojë mazhorancën të kapë këtë proces.

SpahoNe nuk mund të rrimë indiferent ndaj vetë procesit të hapjes së dosjeve dhe ngritjes së sistemit të ri të drejtësisë. Pra, do të synojmë që të mos lejojmë kapjen e tij. Një nga dyert ku do të kalohet edhe kjo e Autoritetit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike jep dy arsye pse kandidati i tyre u refuzua nga mazhoranca.

Spaho: Në procesin e hapjes së dosjeve ka dëshira, tendenca, përpjekje për fshehjen e të shkuarës nga individë të caktuar, të cilët kanë luajtur rol në persekutimin e qytetarëve në atë periudhë. Së dyti, në procesin e Vettingut është vënë një klauzolë ku të gjithë ata që do të jenë pjesë e dy organizmave që do të bëjnë verifikimin do të kalojnë më përpara për t’u verifikuar në komisionin e hapjes së dosjeve.

Edmond Spaho, paralajmëron se me rikthimin në pushtet, Partia Demokratike do të ndërhyjë në këtë autoritet për të garantuar përfaqësimin e të djathtës, e mohuar sipas tij nga mazhoranca në kundërshtim me ligjin.