Spahiu: Vetëm Arta Marku beson që vjedhja e votës nuk është krim i rëndë

544
Sigal

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas vendimit të Arta Markut për të transferuar dosjen 184 në Dibër.

“Vetëm Arta Marku beson që vjedhja e votës nuk është krim i rrëndë por një vepër penale banale që mund ta hetojë e gjykoje kushdo dhe ky besim i krijohet tre vite pas fillimit të hetimeve të dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke ja deleguar çështjen një prokurorie qarku, ashtu siç bëri me çeshtjen e mbyllur tashmë nga Gjykata e Qarkut Berat për Kryeminstrin Rama”, shkruan Spahiu

Ja postimi i tij i plotë:

Vetëm Arta Marku beson që Prokuroria e Qarkut Dibër mund të hetojë Ata që e kanë urdhëruar mos hetimin e kallëzimit penal për komisionerë të një qëndre votimi atje, kallëzim i bërë prej dy vitesh nga LSI dega Bulqizë dhe akoma nuk ka një përgjigje për çështjen.

Vetëm Arta Marku beson që vjedhja e votës nuk është krim i rrëndë por një vepër penale banale që mund ta hetojë e gjykoje kushdo dhe ky besim i krijohet tre vite pas fillimit të hetimeve të dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke ja deleguar çështjen një prokurorie qarku, ashtu siç bëri me çeshtjen e mbyllur tashmë nga Gjykata e Qarkut Berat për Kryeminstrin Rama.

P.S. Nuk besoj që Prokuroja e Përgjithshme e Përkohshme (PPP) mer urdhëra nga dikush për transferime çështjesh.

Image