Spahiu: Ulja e pragut të TVSH një dështim i politikave fiskale të Rilindjes

432
Sigal

Ish deputeti i LSI Përparim spahiu në një shenim në faqen e tij në facebook është shprehur se “LSI ka kundërshtuar prej kohësh uljen e pragut të TVSH nga 5 milion lekë në 2 milion. Një masë e tillë u parashikua por dhe rezultoi një dështim i politikave fiskale të Rilindjes”.

Ja postimi tij i plotë:

LSI ka kundërshtuar prej kohësh uljen e pragut të TVSH nga 5 milion lekë në 2 milion. Një masë e tillë u parashikua por dhe rezultoi një dështim i politikave fiskale të Rilindjes.

Ajo thjesht vu në vështirësi financiare biznesin e vogël, duke mbyllur mijëra prej tyre, por nuk rezultoi as në rritjen e të ardhurave.

Qartazi mosreagimi dhe mbajtja e TVSH në nivele të tilla, nuk ka pasur asnjë plan tjetër veçse mbylljen e qëllimshme të mijëra bizneseve të vogla dhe orientuar e konsumatorët shqiptarë drejt qëndrave të mëdha.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që as kërkesa dhe kritikat e FMN, përsëritur dhe në raportin e fundit të saj, nuk meren parasysh.

LSI ka në programin e saj rritjen e pragut në 8 milion lekë dhe uljen e TVSH së produkteve të shportës në 6%, kjo e fundit kërkuar dhe në amendime kur miratonim buxhetin.

Image