Sigal

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se pasi i dhunoi studentët siç bëri dhe Ramiz Alia, Rama ka zgjedhur mekanizmin e rradhës, presion me vendet e punës të gjithë prindërve të studentëve që protestojnë.

Ja postimi i plotë i Përparim Spahiut:

Turpi i radhës, më keq se një qeveri fashiste.

Pasi ta nxorën kallajin në bashkëbisedim me ta, pasi dhunove, ashtu siç dhe Ramiz Alia se bëri, ke zgjedhur mekanizmin e rradhës, presion me vendet e punës të gjithë prindërve të studentëve që protestojnë.

Anullo ligjin e arsimit, bëje falas atë, për të gjithë, nuk ke zgjidhje tjetër…!!!