Spahiu-Qeverisë Rama: Ju nuk e kaloni dot ngërçin e kapjes nga bizneset e mëdha!

472
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se prej dy ditësh po na “shitet” lajmi i madh i një fabrike, që normal ēshtë diçka shumë e mirë.
“Por përsëri është një investim që shfrytëzon pasuritë që ka ky vend e ska asnjë lidhje me incentiva apo lehtësi nga ana e Qeverisë për investitorë të huaj.”-shprehet Spahiu
Më poshtë statusi i plotë:
Prej dy ditësh po na “shitet” lajmi i madh i një fabrike, që normal ēshtë diçka shumë e mirë.
Por përsëri është një investim që shfrytëzon pasuritë që ka ky vend e ska asnjë lidhje me incentiva apo lehtësi nga ana e Qeverisë për investitorë të huaj.
Të gjithë i pamë të dhënat e fundit të rënies së këtyre investimeve.
Ju nuk e kaloni dot ngërçin e kapjes nga bizneset e mëdha, janë ata që ju kanë emëruar në punën që bëni e prandaj deri sa vota të çlirohet prej tyre kjo histori, e tillë do të vazhdojë.
Sigal