Spahiu jep alarmin: Familjarët do paguajnë 50 herë më shumë taksa, ta gëzojmë tatimin e ndershëm

291
Familjarët në Kryeqytet do paguajnë 50 herë më shumë taksa brenda vitit 2020, ky është tatimi i ndershëm sipas qeverisë. Këtë ka theksuar përmes një statusi në FB, Përparim Spahiu, Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfaqësues i qarkut të Dibrës, Spahiu thekson se “ata, qeveria është totalisht e pa aftë të për të bërë ekonomi, totalsht të kapur nga ata që financuan zgjedhjet”, tha ai.
Nga Përparim Spahiu
Në kryeqytet, në vitin 2015, familjarët paguan për taksën e pronës vetëm 125 mijë euro, ndërsa deri në vitin 2020 pritet që familjarët e kryeqytetit të paguajnë 6.4 milionë euro në vit, ose 50 herë më shumë…
Pra 50 herë më shumë taksa, 50 herë më pak pará në xhepat e familjeve shqiptare e 50 herë më shumë pará në xhepat e 10% të tyre…
Janë totalisht të pa aftë të bëjnë ekonomi, totalisht të kapur nga ata që i financuan në zgjedhje, totalisht të pa aftë të tatojnë fitimet….
Ta gëzojmë tatimin e ndershëm, kush fiton më shumë “pagon më shumë”….